Organi Shqyrtues i Prokurimit është duke u përballur me mungesë të stafit, kjo për shkak të dorëheqjeve të tyre si pasojë e nivelit të ulët të pagave.
Gradinaj ka thënë se nga puna shtesë, punëtoret në këtë institucion po përballen me fluks të punës, derisa shtoi se ka edhe dorëheqje të tyre.
“Bordi aktual i njejti ushtron mandatin e tij, dhe në këtë përbërje është përballur me fluks të lëndëve të reja. Jemi në fazën e rekrutimit edhe për stafin tjetër të mbetur.
Kemi pranur tri dorëheqje dhe kjo po ndikon në shtimin e punëve shtesë te punëtorët e OShP-së. Sa i përket vitit 2023, OShP ka pranuar gjithesej 1071 lëndë, 345 janë kthyer në rivlersim, nga të cilat 85 lëndë janë anuluar”, u shpreh ajo.
Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se arsyeja e gjithë kësaj situate është shkak i mos rritjes së koeficientit.
“Jemi duke parë pasojat e ligjit të pagave të koeficientit. Prej dëmeve keni 21 anëtar stafi, prej tyre 13 kanë dhënë dorëheqje në këto kwto tri vite, gjysma stafit është ndërruar dhe arsyeja kryesore është koeficienti”, tha Hoti.
Ndërsa deputeti nga partia në pushtet, Eman Rrahmani ka thënë poashtu se është e pamundur që me këtë numër të stafit të funksionojë ky institucion.
Zyrtari financiar në këtë institucion, Agim Shaqiri ka thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim për ngritje të koeficientit për zyrtarët, ani pse ka dorëheqje të profesionistëve për këtë shkak.