/

Hetemi për vizitën e Kurtit: E kam ditur përafërsisht, s’njoftuan për shkaqe sigurie- s’është problem nëse na shkarkojnë

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se “përafërisht” e ka ditur që kryeministri Kurti do ta vizitojë atë sot. Ai shtoi se nuk i kanë paralajmëruar për vizitën e Kurtit “për shkaqe sigurie”.

Sa i përket regjistrimit të popullsisë, Lulzimi tha se nuk pret që të ketë probleme.

“Unë jam i bindur që nuk do të ketë problem se ai është për të mirën e qytetarit ku jena sot, sa qytetarë i ka komuna, me i dit edhe pronat, banesat”, tha ai.

Hetemi foli edhe për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill në veri për shkarkimin e tij dhe tre kryetarëve tjerë.

“Ato ja ka leju qeveria e Republikës së Kosovës, edhe nëse shkarkohemi nuk është problem. Dmth që partitë serbe që dalin në zgjedhje këtu do të dalin ndonjë inciativë qytetare dhe tjerat parti, do të bëhen 3-4 parti, do t’i përngja demokracisë, jo gjithë një parti me konkuru dhe me fitu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.