/

KFOR përfundon stërvitjet që kishin për qëllim kontrollin e turmës gjatë trazirave

Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it sot ka përfunduar stërvitje të mbajtur në kampin “Villaggio Italia”, e cila kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë operacionale të njësive dhe testimin e procedurave për dislokimin e shpejtë të mjeteve dhe kapaciteteve.

“Stërvitja e titulluar “Sabre e Bronzit 2024” paraqiste një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të menaxhuar krizat dhe për të mbajtur sigurinë publike të kryera nga kontingjente të ndryshme kombëtare të caktuara për KFOR-in”, ka thënë KFOR në një komunikatë për media.

Këto stërvitje përfshinin kontrollin e turmave në trazira, heqjen e pengesave rrugore, evakuimin mjekësor me helikopter, evakuimin e ndërtesave dhe vendosjen e përforcimeve të trupave.

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutas, ka thënë se këto stërvitje ishte të rëndësishme për misionin e KFOR-it për mbajtjen e paqes.

“Përfundimi i stërvitjes “Sabre e Bronzit 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, nën mandatin e OKB-së. Përkushtimi dhe profesionalizmi i shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit ka qenë shembullor dhe pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.