/

FMN-ja parasheh rritje ekonomike 3.8% sivjet

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Sebastian Sosa, vizitoi Prishtinën gjatë periudhës 18–27 mars 2024, për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF). Pas diskutimeve virtuale shtesë të misionit me autoritetet, z. Sosa lëshoi këtë deklaratë: “Ekipi i FMN-së dhe autoritetet e Kosovës arritën dakordim në nivel të stafit për përmbylljen e rishikimit të dytë të SBA-së dhe RSF marrëveshjeve.

Zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore. Pas aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, i cili pritet të bëhet në gjysmën e dytë të muajit maj, përfundimi i rishikimit të dytë do të vë në dispozicion 13.35 milionë SDR shtesë (16.34 milionë euro) në kuadër të SBA-së dhe 7.74 milionë SDR (9.47 milionë euro) në kuadër të RSF-së.

Këta janë dy serbët e arrestuar që dyshohet se kanë goditur 2 vjeçaren me …
Autoritetet janë shprehur se synojnë të vazhdojnë trajtimin e SBAsë si masë e kujdesit paraprak. “Ekonomia e Kosovës ka vazhduar të performojë mirë, përkundër mjedisit të jashtëm sfidues.

Rritja reale e BPV-së u ngadalësua në 3.3 për qind në vitin 2023, pas zbutjes së rritjes ekonomike te partnerët kryesorë tregtarë dhe shtetet me prani më të madhe të diasporës. Inflacioni ka rënë ndjeshëm si pasojë e uljes së çmimeve të lëndës së parë, duke arritur në 2.2 për qind në krahasim me vitin paraprak në muajin shkurt.

Llogaria e shpenzimeve të jashtme rrjedhëse është ngushtuar në 7.7 përqind të BPV-së në vitin 2023, si pasojë e çmimeve më të ulëta të energjisë dhe ushqimit.

Rritja ekonomike pritet të ngritet deri në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur fuqishëm nga konsumi privat dhe rritja më e shpejtë e investimeve. Sistemi bankar vazhdon të jetë i shëndoshë.

“Rreziqet për perspektivën ekonomike të Kosovës përfshijnë rritjen e çmimeve të mallrave si pasojë e tensioneve gjeopolitike, aktivitetit më të ulët në ekonomitë e avancuara evropiane dhe përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës.

Nga ana tjetër, progresi i theksuar në dialogun me Serbinë dhe procesin e anëtarësimit në BE mund të rritë besimin, IHD-të, turizmin, mbështetjen financiare të donatorëve dhe rritjen ekonomike.

Krahas historikut pozitiv me politika të kujdesshme, Kosova ka rezerva të konsiderueshme për t’i zbutur goditjet eventuale negative, duke përfshirë borxh të ulët publik, sistem bankar likuid dhe të mirëkapitalizuar, SBA-në e kujdesit paraprak, ekzistenca e rezervës emergjente per likuiditet si dhe linja e përkohshme e Marrëveshjes së Riblerjes REPO (100 milionë euro) të Bankës Qendrore e Kosovës (BQK) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), së fundi është zgjatur deri në janar 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published.