Çfarë duhet të dini për procesin e Regjistrimit të Popullsisë?

Gjatë ditës së sotme, më 5 prill 2024, nisi regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të zgjasë për më shumë se një muaj, deri më 17 maj 2024.

Regjistrimi po bëhet trembëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë.

Këtë herë, procesi do të zhvillohet me disa ndryshime. Ai do të zhvillohet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe do të ketë edhe formularë shtesë për dëmet e luftës.

Për gjashtë javë rreshtë, regjistrues të angazhuar do të dalin në terren për të mbledhur të dhëna për individët, ekonomitë familjare, banesat e shtëpitë.

Me ligj, secili qytetar duhet të regjistrohet dhe të ofrojë të dhëna të sakta.

Vetëm në dy pyetje që ju parashtrohen, kanë të drejtë të mos përgjigjen, ato për religjionin dhe etninë.

Kushdo që e bojkoton procesin rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 2 mijë euro, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Tetë pyetësorë do t’i kenë me vete regjistruesit. Intervista do të zhvillohet me secilin anëtar të moshës madhore.

Në pyetje, përfshihen punësimi, arsimi, migraiconi, njësinë e banimit etj.

Këtë vit, janë të përfshira edhe dëmet e luftës. Mund të pyeteni nëse u është vrarë ndonjë familjar, nëse keni pasur dëme ekonomike gjatë luftës, apo nëse keni qenë viktima të dhunës apo torturës gjatë luftës në Kosovë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer më 2011. Sipas atij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.