“Andaj, qëndrimi ynë duhet të jetë i kujdesshëm dhe shumë i mençur për të mos lejuar që këto struktura të gjejnë justifikim për të marrë peng qytetarët e Veriut të Kosovës dhe të krijojnë rrethana të atilla që zhvendosin vëmendjen e zbatimit të Agjendës Evropiane nëpërmjet Procesit të Berlinit në agjendë që i shkon në favor forcave të errëta dhe interesave të Rusisë në Ballkan.
Abazi theksoi se sërish po dëshmohet që Lista Serbe dhe strukturat artificiale të krijuara nga Beogradi nuk e kanë për qëllim përfaqësimin e interesave të qytetarëve serb, por janë instrumente politike dhe shantazhuese të stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një konferencë për media ka thënë se sfidat e brendshme sidomos ato në veri janë tentimet e fundit për të parandaluar Agjendën Evropiane të bëhet realitet.
Është shumë me rëndësi që përkundër pikëpamjeve të ndryshme, i gjithë spektri politik të unifikohet dhe të fokusohemi në avancimin e Agjendës Euro-Atlantike, prej të cilës përfitojmë të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e Veriut të Kosovës. Në Berlin dje dhe në Tiranë nesër ka filluar që përfundimisht të paraqitet e ardhmja e ndritur e Ballkanit, si pjesë integrale e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Deputeti i LVV-së ka folur edhe për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e nënshkruara të enjten.
“Procesi i Berlinit dhe Marrëveshjet – Dita e djeshme shënon momentin më të rëndësishëm të vitit 2022. Dinamizimi i Procesit të Berlinit, e ka rikthyer parimin e barazisë në rajon dhe orientimin drejt vlerave demokratike në rrugëtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Përcaktimi për t’u fokusuar në aspekte konkrete të bashkëpunimit që prekin drejtë për së drejti interesin e qytetarëve shënon rikthimin e agjendës integruese dhe reale të përfitimit të secilit shtet të Ballkanit Perëndimor, për transformimin politik, ekonomik e kulturor.
Prezenca në takim e mbi 11 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian bashkë me Presidenten e Komisionit Evropian Znj. Ursula Von Der Leyen dhe Presideti i Këshillit të BE-së Z. Charles Michel, si dhe Kancelarit gjerman Z. Olaf Scholz është treguesi më i mirë i përkushtimit dhe garancionit që Procesi i Berlinit garanton rrugën drejtë integrimit Evropian”, shkruan Abazi në Facebook.
Ai po ashtu ka kërkuar që Republika e Kosovës të filloj procedurat për hapjen e Ambasadës në Pakistan.
“Pakistani është vend mik i Kosovës, ka njohur pavarësinë e Kosovës ndër të parat dhe ish-Ambasadori i Pakistanit në Beograd ishte urdhëruar që t’a lëshonte Beogradin për shkak të protestës së tij kundër dhunës që regjimi i Millosheviqit po bënte kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
Pakistani poashtu është një ndër shtetet më të rëndësishme dhe ka potencial të jashtëzakonshëm zhvillimor, si dhe është shteti me më shumë se 215 milionë banorë. Rrjedhimisht, është mendësi strategjike që Kosova të ketë përfaqësim diplomatik në Islamabad. Shfrytëzoj rastin që publikisht të ripërsëris kërkesën time ndaj Qeverisë së Kosovës për të marrë hapa konkretë për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Pakistan”, tha ai
Deputeti i LVV ka folur edhe rreth problemit të shndërrimit të tokave pjellore në parcela ndërtimi, në pompa të benzinës
“Moratoriumi në tokën pjellore – Për më shumë se dy dekada ka vazhduar shndërrimi i tokave pjellore në parcela ndërtimi, në pompa të benzinës, mbushje me gurë e zhavor, kështu duke e zvogëluar për çdo ditë tokën e bujkut dhe mundësinë për të mbjellë dhe krijuar produktet ushqimore të nevojshme e të domosdoshme për konsumin e brendshëm dhe plasimin e produkteve tanë në tregun rajonal dhe Evropian.
Si pasojë e ndërtimeve pa plan dhe në shumicën e rasteve pa leje, janë mbyllur kanalet e kullimit, dhe janë shkatërruar brigjet e lumenjve dhe shtretërit e përroskave. Janë dëmtuar seriozisht kapacitetet e prodhimtarisë bujqësore.
Si rezultat i privatizimit dhe ndërtimeve pa plan, janë parcializuar tokat dhe kjo vazhdon edhe tani. Hapësirat publike të gjelbëra në zonat urbane po rrezikohen të zhduken nga grabitjet ilegale dhe uzurpimi për përfitime marramendëse. Të gjitha këtyre veprimeve duhet të u jepet fund me urgjencë dhe bëj thirrje që Qeveria e Kosovës bashkë me Kuvendin të miratojnë ligjin për moratorium 25 vjeçar të ndërtimit në çdo lloj toke ku mund të kultivohen kultura bujqësore”, tha ndër të tjera Abazi.