Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot i ngrohtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26 gradë, njofton MeteoKosova.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10-28 km/h.