Mbi 1 mijë e 900 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

1 mijë e 941 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të premtes.

Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 74 aksidente trafiku, ku 21 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa 53 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu të dielën policia ka arrestuar 11 persona, 6 janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit.

Më 3 prill hyri në fuqi igjit i ri i cili parashihen gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik.

Ashpërsimi i gjobave me ligjin e ri vjen si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve, vetaksidenteve dhe aksidenteve me fatalitet në vendin tonë. Me ligjin aktual për mos vendosjen e rripit të sigurisë, gjoba është 150 euro për shoferin dhe për pjesëmarrësit tjerë në automjet, gjoba për telefon do të jetë në tre variante, për herë të parë do të gjobitet për 100 euro, herën e dytë 200 euro dhe herën e tretë 500 euro dhe gjashtë muaj ndalohet të ngasë veturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.