Në një reagim të shkruar, Obradoviq ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë në “kundërshtim me interesin e Serbisë.”
Ai tutje ka thënë se Aleksander Vuçiqi e shmangi shkuarjen në Berlin dhe e la që Ana Bërnbaiq të nënshkruaj “marrëveshjet skandaloze”, shkuran Danas.
Politikani serb Boshko Obradoviq që drejton lëvizjen “Dveri” ka thënë se kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq duhet të mbahet penalisht përgjegjëse meqë sipas tij ajo “ka njohur publikisht Kosovën si shtet të pavarur” në Samitin e Procesit të Berlinit që është mbajtur të enjten.
“A do të vazhdojë Ana Brnabiq në këtë rrugë të Berlinit dhe të shërbejë për të vënë nënshkrimin për njohjen përfundimtare të shtetit të rremë të Kosovës sipas propozimit franko-gjerman apo vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në bazë të presionit nga Brukseli, ndërsa presidenti i Republikës që e ka emëruar tre herë në krye të Qeverisë do të qëndrojë mënjanë që t’ia kalojë fajin dikujt tjetër”, ka pyetur Obradoviq.