Kosova bëhet pjesë e hartës Gjeologjike Evropiane, Rizvanolli: Vendi ynë po trajtohet njëjtë si 37 vendet tjera

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Kosova është paraqitur në Hartën Gjeologjike Evropiane me kufinj të plotë e pa fusnotë.

Rizvnolli ka thënë se kjo është arritur pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe se tash Kosova trajtohet njëjtë si vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian.

“Kosova pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane! Pas një angazhimi intenziv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufinj të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, ka shkruar Rizvanolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.