Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se u ka dërguar subjekteve politike kërkesën për zëvendësimin e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve pas pranimit të dorëheqjeve të katër përfaqësueve nga Lista Serbe.
“Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njotuan se më 7 dhe 8 prill janë pranuar dorëheqjet e katër përfaqësuese të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dhe dorëheqjen nga përfaqsuesi i subjektit politik GI SPO nga komuna e Mitrovicës së Veriut, të cilët ishin emëruar më parë nga KQZ për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në këto komuna. Pas pranimit të këtyre dorëheqjeve, SKQZ u ka dërguar këtyre dy subjekteve politike kërkesën për zëvendësimn e anëtarëve të dorëhequr nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Afati per dergimin e zevendesuesve eshte 11 prilli”, ka bërë të ditur KQZ-ja.