“Ishte ora 7 e mëngjesit në Koshare”, Anton Quni tregon momentin e fundit me Agim Ramadanin

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka kujtuar sot momentin e fundit me ish-bashkëluftëtarin, komandantin Agim Ramadanin në 25 vjetorin e rënies heroike të tij.

“Në mëngjesin e ftoftë të 11 prillit, një çerek shekulli më parë, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në oborrin e kazermës së Koshares, bëheshin përgatitjet e fundit për vazhdimin e operacionit. Karaulla tani më ishte në duart tona, në shtizë valëvitej flamuri ynë kombëtar. Të gjithë i gëzoheshim fitores. Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive.
Më vonë do të kuptoj se shtrëngimi i duarve ishte lamtumirës.
Edhe pas 25 vjetëve janë të freskëta në detaje kujtimet e atij mëngjesit, shija e cigareve, numërimi i municionit, batutat, urimet, lajmet e mëngjesit dhe mbi të gjitha, shtrëngimi lamtumirës i duarve.
Agim, të qoftë lavdi e përjetëshme” shkruan Quni në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.