/

Çitaku për përplasjet e VV’së me Ali Ahmetin në zgjedhje: Kurti ka një mosdurim për secilin lider të UÇK’së

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me qeverinë po ndërhyjnë brutalisht në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shefi i Qeverisë po përçan shqiptarët atje “duke shpifur e manipuluar”.

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.  Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se Kurti e ka “një mosdurim për secilin lider politik të UÇK’së”, duke aluduar në “fërkimet” që ka pasur me Ali Ahmetin e BDI’së.

“E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.  Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.  E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, ka shkruar tutje numri dy i PDK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.