Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota.
Disa prej këtyre punëtorëve i kanë marr vetëm 30 për qind të pagës. Ndërsa minatorët, përfaqësues të Sindikatës për pak pritet të takohen me kryeshefin e Trepçës për të sqaruar këtë situatë, njoftoi për RTK, Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikatës së Trepçës.
Kujtojmë se për shkak të pagave, punëtorët e Trepçës edhe më parë kanë bojkotuar punën. Madje minatorët ishin ngujuar në galeri duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhet. E marrëveshja ishte arritur për marrjen e pagesave të rregullta mujore, ndërsa sa i përket kërkesës për sigurim shëndetësor dhe jetësor, minatorët janë pajtuar që këto çështje të trajtohen më vonë.