Anëtarësimi i Kosovës në KiE, shefi i OSBE-së: Nuk ka shumë kohë për të humbur

Shefi i OSBE-së, Ian Borg, ka thënë se nuk ka shumë kohë për të humbur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai, në një konferencë për media në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se KiE i ka vendimet e veta që do t’i marrë, dhe se nuk është ai për të gjykuar se kush është në linjë apo jo, kur u pyet se si e sheh lobimin e Serbisë për mosanëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.

“Mirë, nuk jam këtu për të gjykuar kush është në linjë. Këshilli i Evropës i ka rregullat e veta dhe kur aplikimi do të bëhet apo do të vijë, KiE do t’i marrë vendimet e veta në formë demokratike”.

“Secili pjesëmarrës do të votojë si të dojë, KiE do të marrë vendimet së shpejti dhe nuk ka shumë kohë për të humbur”, ka thënë Borg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.