“Termokos” shpërndan mbi 1 mijë test fatura me matje në bazë të konsumit

Mbi 1 mijë test fatura janë shpërndarë nga Ngrohtorja “Termokos” me matje në bazë konsumit, e të cilat tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, me ç’rast faturat do të jenë të vendosura në zarf si masë për mbrojtjen e konsumatorit.

“1008 test fatura me matje në bazë konsumit, tani janë gati për tu dërguar tek konsumatorët! Të kujdesshëm që të mbrojnë të dhënat e konsumatorëve faturat janë vendosur në zarf dhe ky do të jetë standardi ynë për të ardhmen!”, tha Osmani.

Osmani tha se projekti Prishtina Heatsave po përmbyllet me një sukses të jashtëzakonshëm në instalimin e pajisjeve të matjes dhe valvulave kontrolluese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.