Në Shtime gjendet një predhë që dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shtime është gjetur një predhë që dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore.

Rasti të enjten është raportuar në Polici nga një burrë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer-predhë që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse policore, KFOR-i dhe njësiti i FSK-së, të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.