/

Flet xhudisti Akil Gjakova: Nuk i shmangem drejtësisë, s’jam i dhunshëm dhe s’kam shkaktuar dhunë

Xhudisti Akil Gjakova, është deklaruar për herë të parë pas raportimeve për dyshimet që u ngritën, pas pretendimeve të bashkëshortes së tij. Raportimet pasuan me një njoftim të Prokurorisë, për sigurimin e prezencës së tij, ndërsa tashmë ka dhënë një intervistë ekskluzive.

Gjakova ka deklaruar fillimisht se nuk i shmanget drejtësisë, por nuk ndodhet për momentin në Kosovë dhe posa të kthehet është i gatshëm të paraqitet te organet e rendit për t’u zbardhur rasti.

Ai tha se për rastin është njoftuar nga mediat dhe se nuk ka informacione për përmbajtjen e urdhrit të lëshuar, pasi nuk ka kryer asnjë krim ndaj gruas së tij.

“Sapo e kuptova nga mediat qe policia ka urdhër për të më shoqëruar ne stacion si rezultat i një denoncimi qe nuk e di as arsyen, e as përmbajtjen, por e di qe unë s’kam kryer asnjë krim e aq me pak ndaj bashkëshortes sime.

Gjithsesi, meqë kam qëlluar jashtë Kosovës dhe për momentin e kam te pamundur te kthehem, siguroj secilin se nuk i shmangem drejtësisë, nuk jam person i dhunshëm e nuk kam shkaktuar dhune, nuk kam asnjë lidhje me lëndimet e publikuara ne fotot qe qarkullojnë ne media dhe kjo do te provohet se shpejti“, tha ai.

Xhudisti Gjakovë u shpreh se padrejtësisht është bërë pjesë e kësaj situate, por garantoi se e vërteta do të provohet së shpejti.

“Me t’u kthyer në Kosovë unë do te paraqitem ne polici dhe do t’i kontribuoj ndriçimit te plote te fakteve qe ata apo kushdo institucion ka interesim”.

“Pavarësisht të gjitha rrethanave dhe zhvillimeve qe pa faj e padrejtësisht u bëra pjese e tyre, per mua familja mbetet e shenjte, fëmija im është pasuria me e çmuar që unë kam dhe do përmbahem nga komentimi i jetës private ne publik“, tha tutje ai.

Në fund, Gjakova deklaroi se do ta mbrojë familjen e tij, ashtu siç ka bërë në jeten profesionale – duke bërë krenar shtetin.

“I garantoj miqtë dhe te gjithë adhuruesit e mi dhe te sportit ne veçanti, se unë jam po i njëjti person qe e kam bere krenar shteti dhe secilin dashamires te xhudos dhe ashtu siç kam mbrojtur ngjyrat e flamurit, ashtu do mbroj edhe familjen e dinjitetin tonë.

Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse e vërteta nuk është kjo qe keni lexuar, por as nuk jam i gatshëm qe diskutimin për çështje familjare ta barte ne rrjete sociale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.