Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për shtimin e 32 inspektorëve të rinj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se me këtë numër janë trefishuar kapacitetet e inspektorëve në fushën e shëndetësisë.
“32 inspektorë të rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë. Trefishim i kapaciteteve inspektuese në fushën e shëndetësisë.
Urime secilës dhe secilit prej tyre!
Nga sot, rrugëtojmë bashkë për shërbime më të mira shëndetësore, trajtim të barabartë mes pacientëve, e respektim të ligjeve në fuqi”, ka shkruar kryeministri në Facebook.