Vrasja në Pejë / Proteston Kolektivi Feminist: Të shpallet gjendja emergjente

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Ato përmes një pankarte kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vritet gratë, raporton KP.

Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani të thërrasë Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.