Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, pasi që me penallti e mposhti me 4:3 kampionin në fuqi të Evropës, Manchester Cityn.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras (1:1) në stadiumin “Etihad”, duke shkuar në vazhdime për faktin se ballafaqimi i parë kishte përfunduar me rezultat 3:3 në “Santiago Bernabeu”.
Qysh në minutat e parë të ndeshjes është shënuar gol pikërisht në minutën e 12-të.
Nga një veprim që nuk premtonte shumë Reali realizoi duke iu falënderuar zgjuarsisë së futbollistit Rodrzgo që realizoi nga afërsia, 0:1.
Manchester City – Reali 1:1 – 4:3 me penallti