Arrestohet një serb që hyri ilegalisht në Kosovë

Është arrestuar një serb në Leshak nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Leshak / 17.04.2024 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikes se Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.