Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnicë është dëgjuar një shpërthim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se dyshohet që shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.
Njësitet relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.
Ndërkaq, shpërthimi ka ndodhur mbrëmë pas orës 02:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit.
DTV