Provokojnë sërish serbët në veri, ja çka kanë bërë mbrëmë në Mitrovicë

Pjesa veriore e Mitrovicës është mbushur me flamuj të Serbisë.

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq ka thënë se një gjë e tillë po bëhet edhe si shenjë falendërimi për presidentin e Serbisë dhe ekipin e tij negociator që janë në kontakt të përditshëm me serbët në Kosovë.

Radojeviq ka thënë se Vuçiq është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe se “po jep mbështetje të madhe për serbët”.

“Me të, ne ndjehemi të lehtësuar në sfidat e radhës”, ka thëën Radojeviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.