Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili nga disa studente është denoncuar për ngacmim seksual.
Anëtarë të kësaj lëvizje me anë të fishkëllimave nuk kanë lejuar profesorin Krasniqi që të mbajë ligjëratën.
Pas kësaj, në objektin ku po mbaheshin ligjëratat janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.