Gazetari serb: Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiqit, i kujton kohën e Millosheviqit.

Gazetari serb thotë për Kosovapress se vendimi i autoriteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

“Ishte një vendim i keq dhe i turpshëm i Beogradit, vendim që na kujton kohën e kaluar të Slobodan Millosheviqit. Kësi vendimi të papërgjegjshëm nuk mund të këtë asnjë justifikim”, thotë ai.

Ndonëse Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiq thekson se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.