“Konflikti në mes të serbëve filloi! Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma. Në njërën ane janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit. Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, shkruan Musliu.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata në mesin serbëve është shumë e tensionuar, pasi siç tha ai ka kundërthënie se a duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma policët serbë të Kosovës.
Musliu në një postim në Facebook shkruan se në njërën ane janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.
Ndryshe, Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.
Takimi i tyre ka përfunduar gjysmë ore pasi ka nisur, ndërkaq nga pozita e ministrit për Kthim ka dhenë dorëheqje Goran Rakiq.