/

Kosova me 92% të popullatës të imunizuar

Imunizimi është gurthemel i shëndetit publik, u tha në tryezën e organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në Kosova është imunizuar 92% e popullatës.

“Imunizimi është mënyra më e mirë dhe më e lirë për mbrojtje të shëndetit dhe ky është prioriteti ynë. Kjo javë shërben për të theksuar rëndësinë e vaksinimit. Ne kemi përditësuar kalendarin me vaksina të reja në kalendarin e rregullt. Ne kemi shkallë te mirë të mbulueshmërisë së vaksinimit me 92%. Krahas vaksinave tjera është shtuar edhe vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës për vajzat, deri me tani janë vaksinuar 66% të vajzave ku deri në fund të këtij presim 90% të tyre të vaksinohen”, ka theksuar Vitia në tryezën “Java e imunizimit”, të organizuarr nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se imunizimi është gurthemel i shëndetit publik.

“Imunizimi është histori e suksesit global dhe Kosova është pjesë ë këtij programi që ka shpëtuar mijëra jetë duke parandaluar shumë sëmundje. Imunizimi është gurthemel i shëndetit publik. Vaksinimi parandalon 3.5 milionë vdekje në botë. Në kohët e fundit shumë sëmundje janë bërë kërcenim për shëndetin, andaj me angazhimin e gjithëve kemi mundësi që të parandalojmë shumë sëmundje . Në po punojmë ngushtë me institucionet shëndetësore për mbrojtjen të shëndetit të popullatës”, ka theksuar Ramadani.

Kurse, shefi i zyrës së BE-së, Oleksander Martiynenko, nëpërmjet  video-lidhjes ka folur për rëndësinë e vaksinimit. Sipas tij, imunizimi shpëton jetë.

|Në 2023, 4 milionë vdekje janë ndaluar dhe këtë mund ta bëjë vaksinimi. Ju jeni heronjtë që mund të kontribuoni në atë aspekt. OBSH-ja dhe UNICEF-i rekomandon që për të qenë të mbrojtur, duhet të vaksinohet popullata”, ka theksuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.