/

Ish-ministri serb Jablanoviq pas largimit të serbëve nga institucionet: Mos u kthefshin kurrë!

Ndërsa i quajti “peshq” të dorëhequrit serbë, Jabllanoviq tha se pas tyre qëndron Lista serbe.

“Shkuan peshqit# Lista serbe. # Kosovë shpresojmë që kurrë më nuk do të kthehen. Serbët dhe Lista serbe nuk janë njëjtë, kot fshehën pas popullit. Ky është rezultat i politikave të tyre dhe shefit të tyre#”, ka shkruar ai në një postim në Twitter

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, derisa ka uruar që këta të fundit të mos kthehen kurrë më në Kosovë.

Aleksandar Jabllanoviq ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Mustafa, por ai u shkarkua në vitin 2015 pasi nxiti reagime me një deklaratë të tij, duke i quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, familjarë që kanë persona të zhdukur që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në një kishë ortodokse serbe në qytetin e Gjakovës.

Deklarata e ministrit Jabllanoviq, çoi në protesta në disa qytete të Kosovës, të cilat kulmuan me protestat e dhunshme të javës së shkuar në Prishtinë, që lanë pas dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale.

Të njëjtin vit ai është shkakrkuar edhe nga posti i kryetarit të Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.