/

Projektligji për Kodin Civil, Rrahmani: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të votojë Projektligjin e Kodit Civil që parasheh martesat mes gjinisë së njëjtë në Republikën e Kosovës.

Sipas Rrahmanit, ky projektligj cenon familjen dhe si i tillë nuk mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

“KURRË dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë FAMILJEN! Përderisa populli është pro familjes ku ka NËNË, BABË, VAJZË, DJALË, ASNJË ligj që cenon familje nuk do të mund të kaloj në Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani.

Derisa kryeministri Albin Kurti ka thënë se kalimi i Kodit Civil është një nga dy gjërat që duhet të ndodhë bashkë me Asociacionin, që Kosova të mund të ketë sukses në votimin final për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Kurti këtë deklaratë e bëri në Berlin në një ngjarje të organizuar nga SPD në hapësirat e Bundestagut ku temë qendrore ishte anëtarësimi i Kosovës në KiE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.