Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e Kuvendit në nderim të Ilaz Kodrës.
Deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.
Ilaz Kodra ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Adm e Hamëz Jasharin.
Kodra që në shtator 1998 ishte caktuar komandant i një prej brigadave më heroike, ra dëshmor më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë.
DTV