“Unë do ti drejtohem presidentes, e pastaj presidentja do ti drejtohet KQZ-së. KQZ më pas i përgjigjet presidentes me propozimet e reja që vijnë nga e njëjta listë, pra nga Lista Serbe”, tha Konjufca.
Kryetari Konjufca ka thënë se në këtë situatë nuk kemi ndryshe sesi të veprojmë përpos ashtu siq thotë ligji, e ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar dorëzimin e mandateve nga deputetët e Listës Serbe.
Ai ka shtuar se nuk rrezikohet Kuvendi i Kosovës, dhe as nuk cenohet rendi kushtetues i Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Ai pati edhe një përgjigje për zërat për zgjedhje të reja.
“S’kisha pasur dëshirë të mendoj se Aleksandër Vuçiq mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kurdo që ai dëshiron. Këtu te jemi të qartë, nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë dhe i Vuçiqit që të shkaktojë zgjedhje në Kosovë, apo ndonjë lloj destabilizimi, apo zgjedhjet si rezultat i destabilizimit edhe i sfidimit të situatës së sigurisë në Kosovës, atëherë mendoj që kjo jo vetëm që nuk është e mundshme por besoj që edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovës, që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme, tha Konjufca.
Konjufca ka thënë se të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur ditëve të fundit janë një orkestrim ku dirigjent kryesor i tyre është Vuçiqi.