Pamje nga grabitja e armatosur e një pompe derivatesh në Komoran

Siç shihet nga pamjet e publikuara, grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbanin të dyshuarit.

Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit të punëtorit që u përballë me hajnat dhe kanë nisur kërkimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.

Një rast i tillë ka ndodhur korrikun e këtij viti, ku dy hajna të armatosur rëndwëu futën në pompën Exfis.

Sinjali mëson se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 13 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.