“Në EULEX janë 14 të punësuar serbë dhe asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dorëheqje. Megjithatë, “Balkan International”, i cili është kontraktor i jashtëm i sigurisë së EULEX-it, ka njoftuar Misionin se stafi i tyre që ofron shërbime të sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut, ka dhënë dorëheqje”- thuhet nga EULEX.
Sipas zyrës për media të këtij misioni, “Balkan International”, i cili është kontraktor i jashtëm i sigurisë së EULEX-it, ka njoftuar misionin se stafi i tyre që ofron shërbime të sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut, ka dhënë dorëheqje.
Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë -EULEX janë deklaruar lidhur me raportimet se qytetarë serb që janë pjesë e misionit, kanë ofruar dorëheqjet e tyre.
EULEX deklaroi se janë 14 serbë të punësuar dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë dorëheqje.
Lidhur me këtë çështje, EULEX thekson se ka ofruar praninë e sigurisë në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e Veriut.
Gjyqtarë, zyrtarë policorë e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat veriore me shumicë serbe kanë ofruar dorëheqjet e tyre.
E gjitha erdhi pas suspendimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletëqortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.
Derisa, deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës. /Kallxo