Mësohet se Kryeministri Kurti ka mbledhur kabinetin e vet në objektin e Qeverisë. Mbledhja e paparalajmëruar, zgjati më shumë se një orë.
Kryeministri Albin Kurti, që gjatë fundjavës u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos dorëhiqen nga vendet e punës, ka mbledhur të hënën kabinetin e tij.
Kryeministri do të flasë para mediave sot në orën 15:00, për situatën në Veri të vendit.
Serbët po vazhdojnë të largohen nga vendet e tyre të punës në institucioneve të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur Kurti, pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Sot gjatë ditës janë larguar nga puna zyrtarët serbë që punojnë në institucione të drejtësisë.
Para tyre kanë dorëzuar mandatet deputetët e Listës Srspka, ndërsa dje kryetarë të katër komunave në Veri të Kosovës, bashkë këshilltarë komunalë u larguan kolektivisht nga detyrat e tyre.
Kryeministri Kurti ka thënë se, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të mos i lëjnë institucionet.
Mbrëmë, në një përgjigje për Gazetën Express, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë tha se “Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë tejet shqetësuese dhe e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.