Ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të marrë pozitën e të dërguarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për çfarë vetë ai ka shprehur interesim.
“I jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, madje edhe atyre që mund të mos jenë përgjigjur që do të kishin komente kritikuese. Kështu që kam ndjenjën se e gëzoj këtë mbështetje në Slloveni dhe kjo do të thotë shumë për mua”.
Duke folur për radiotelevizionin slloven, Pahor, ka konfirmuar se kandidatura e tij do të dorëzohet në Bashkimin Evropian.
“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje”, ka thënë Pahor.
“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe ajo politike në rajon janë shumë shqetësuese”.Për cilësimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se shteti slloven është i neveritshëm, Pahor ka thënë se me të tilla deklarime “po vjen koha që duhet mësuar”.