Sveçla e informon për gjendjen në veri presidenten Osmani

“Presidentja Vjosa Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidencës, Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas kthimit në zyrë nga ndërhyrja kirurgjike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur për një takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, nga i cili është informuar lidhur me zhvillimet në veriun e vendit.

Siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca, ministri e ka informuar presidentet lidhur me hapat e ndërmarrë për të garantuar siguri publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.