Liderët opozitarë kanë deklaruar se nga kreu i ekzekutivit nuk kanë dëgjuar asnjë plan konkret për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pas largimit zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare, nuk është prononcuar para mediave.
Kurti shkurt ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i Qeverisë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk qëndroj deri në fund të takimit. Ai ishte i pari që u largua nga ky takim ku më pas në një postim në Facebook ka thënë se “Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”.