Haradinaj, derisa po largohej nga takimi, ka mësuar Nacionale, e ka sharë kryeministrin Kurti.
“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit” – është fjalia që Haradinaj ia ka thënë Kurtit në largim e sipër.
Kryeministri Albin Kurti sot në mëngjes priti krerët e opozitës në zyrën e tij për të folur mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit.
Atë që po u thoshte Kurti s’i pëlqeu kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili doli nga zyra e tij para se të përfundonte takimi.
Për largimin e Haradinajt nga takimi, kryeministri Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.
“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”, tha Kurti pas takimit.
Derisa në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhej se opozita mbështeti Qeverinë për respektimin e ligjshmërisë në krejt territorin.