Në Kuvend po mbahet seancë plenare, ku në rend të ditës janë 39 pika.
Vëmendja e rendit të ditës është bartur kryesisht te marrëveshjet ndërkombëtare.
Në mesin e rendit të ditës ishte edhe votimi i projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, për ekzekutim të dënimeve daneze.
Marrëveshja në fjalë u votua nga deputetët, ku 75 prej tyre votuan për, 1 kundër e asnjë nuk abstenoi.
Në mungesë të votave të përcaktuara për, marrëveshja nuk kaloi.