Pal Lekaj zbulon se çka e bëri Ramush Haradinajn nervoz që ta lëshojë takimin me Kurtin

Depueteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj, ka dhënë detaje pse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij opozita nuk kishte qenë e ftuar nga kryeministri që të marrë pjesë në ndonjë plan të veprimit.

“Zotri Kurti nuk e ka ftu opozitën që të tregojë ndonjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta se si dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedojë për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj.

Gjersa ka shtuar se një gjë e tillë ka qenë fyese për Haradinajn dhe sipas Lekajt me të drejtë ai e ka lëshuar takimin.

“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshu takimin dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sjellët në atë mënyrë mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.

Tutje, Lekaj, ka shtuar se pozicioni i AAK-së ka qenë mbështetës i favoreve që kanë qenë në favor të sigurisë së vendit. Madje, ka thënë se edhe ftesave që Kryeministri i Kosovës i ka bërë, AAK-ja u është përgjigjur pozitivisht.

Gjersa ka theksuar se në situata të tilla që rrezikohet siguria e vendit nuk guxojmë të sillemi sikur nuk ka ndodhë asgjë.

“Për ne është e papranueshme dhe ne e kemi marrë seriozisht këtë gjendje sot, ndërsa në parlament jemi marrë me çështjen e energjisë, është dashtë që sot Kryeministri në parlament t’i ifnromoj deputetët e vendit për situatën në veri”, ka përfunduar Lekaj.

Sipas Lekaj, opozita gjendet në një terr informatik, gjersa ai ka thënë se në kushte të tilla sikur sot “një kryeministër i vendit të mos jetë serioz është e pakuptimt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.