Bajqinofci: Serbia nuk do e pranojë propozimin franko-gjerman

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci tha se Serbia nuk do e pranojë propozimin franko-gjerman.

Bajqinovci pretendon se për Serbinë nuk ka rëndësi aspak çështja e targave, pasi siç tha ai, në interesin e tyre është që vetëm ky propozim të mos pranohet.

“Edhe po mos të ishte vendimi për targa, Serbia kur e ka parë propozimin franko-gjerman, të paktën me sa kam informacion për atë propozim, absolutisht nuk do ta pranojë. Ne e dimë që 1 vit e gjysmë serbët kërcënojnë me tërheqje, pse nuk është bërë tërheqja kur referendumi ka ndodhur? Pse nuk ndodhi kur ishin zgjedhjet? Pse nuk është bërë tërheqja për dokumentacion? Sepse kjo tregon se për ta nuk është e rëndësishme çështja e targave sa i është i rëndësishëm që mos të ulen në tryezë dhe ky propozim të mos kalojë”, deklaroi Bajqinovci.

Më tej, ai theksoi se nga opinioni publik është dashur shumë më shumë të sforcohet çështja se pse Serbia e ka refuzuar këtë propozim.

Ndërsa, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, Kosova duhet të përkrahë këtë propozim të Francës dhe Gjermanisë, që thuhet ka për synim të shtyjë përpara Prishtinën në rrugën evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.