Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “Kurti i krijoi 87 mijë vende të reja të punës pasi i largoi 87 mijë të rinj nga Kosova”.
Ai nuk pajtohet se Qeveria aktuale ka arritur që me politikat e saj të krijojë vende të reja pune.
“Kryeministri ka të drejtë nëse thotë që 87 mijë persona lëshuan Kosovën.
Por jo që Qeveria ka arritur që me politikat dhe qeverisjen e saj të duhur të krijojë vende pune”.