Zemaj: Vetëvendosja, përmes propagandës është munduar që opozitën t’a bëj krahë gjoja të politikave të Vuçiqit

Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti është munduar t’a krijoj naracionin e partive opozitare sikurse një krah i politikave të presidentit serb, Vuçiq.

Zemaj ka thënë se një gjë të tillë, LVV e ka bërë përmes mekanizmave të propagandës.

“Po shihet nga takimi i sotëm se LVV përmes mekanizmave të propagandës është munduar që skajshmërisht, ose paturpësishtm që opozitën pa perjashtim, t’a bëj krah gjoja të politikave të Vuçiqit, është skandal”, ka deklaruar ai.

Sipas Zemajt, është dashur që në bashkëpunim me SHBA-të, BE-në kuvendin dhe partitë opozitare të arriheshin rezultate.

Krahas kësaj, sipas tij, Kurti do duhej deklaruar disa herë deri tani në faltoren e Kuvendit lidhur me takimet me presidentin serb Vuçiq. Ndërkaq, refuzimi i kërkesës nga Kurti lidhur me shtyerjen e afatit të targave, sipas Zemaj ka krijuar një imazh refuzues të Kosovës dhe një gjë e tillë, sipas tij vie nga mospërgjegjësia.

“Kjo politikë e keqe, kjo politikë pa vizion, pa konsultim, ka bërë që Kosova të duket që është refuzuese akoma pa u debatu, akoma pa u parë dokumenti”, ka deklaruar Zemaj gjersa ka theksuar se kjo vjen si pasojë e papërgjegjësisë që vie nga udhëheqësit e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.