Minatorët e “Trepçës” pa paga, Sindikata: Janë paguar vetëm disa kategori e pozita pune

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se janë bërë më shumë se dy javë prej kur është dashur të bëhej ekzekutimi i pagave për minatorët.

Përmes një postimi në Facebook, sindikata thotë se në vend të ekzekutimit të plotë të pagave, është bërë selektim dhe diskriminim, duke u paguar vetëm disa kategori dhe pozita të punës.

“Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundërligjshme dhe të papërgjegjshme. Ne kërkojmë ekzekutimin e pagave menjëherë, për të gjithë minatorët (të gjithë të punësuarit në Trepça Sh.A) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasjeje arbitrare ndaj minatorëve duhet t’i vije fundi” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

Të nderuar anëtarë.

Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyr selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundëligjshme dhe të papërgjegjshëm.

Ne kërkojm ekzekutimin e pagave menjëher, për të gjithë minatorët( të gjithë të punsuarit nëTrepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi.

Kërkojmë ekzekutimin e pagave menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.