/

Të gjitha vendimet që i mori në mbledhjen e sotme Qeveria Kurti

Në mesin e vendimeve që janë marrë në këtë mbledhje është edhe ai për shitjen e veturave të Ministrisë së Ekonomisë. Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku janë miratuar disa projektligje e udhëzime administrative.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:

U miratua Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës. Ky sistem do mundësojë transparencë më të madhe në kuptim të evidencës penale. Përmes lidhjes me sistemin elektronik për përcjelljen e lëndëve, do sigurojë efikasitet më të madh por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.

U miratua udhëzimi i Administrativ për caktimin e Listës dhe Llojeve e Pajisjeve Ndihmëse që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim, dhe udhëzimi tjetër administrativ për Regjistrimin, Funksionimin dhe Çregjistrimin e Organizatave Joqeveritare që ka për qëllim thjeshtësimin dhe lehtësimin e procedurës së regjistrimit dhe funksionimit të OJQ-ve.

U themelua Komisioni Republikan i Festave me përbërje si më poshtë që do të përgatisë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare dhe ditët memoriale:

  1. Zyra e Kryeministrit, kryesues;

 

  1. Ministria e Punëve të Brendshme;

 

  1. Ministria e Drejtësisë;

 

  1. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal;

 

  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;

 

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

 

  1. Ministria e Ekonomisë;

 

  1. Ministria për Komunitete dhe Kthim;

 

  1. Ministria e Shëndetësisë;

 

  1. Përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

 

  1. Përfaqësues nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës;

 

U bë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 21/16 për formimin e Grupit punues ndërministror për fushën e lëvizjes së lirë dhe të mallrave, duke emëruar përbërjen e re të këtij grupi, si dhe plotësim ndryshimi i vendimit 03/30, duke i garantuar Parkut të Novacionit dhe Trajnimeve, ITP në Prizren të drejtën e shfrytëzimit të të gjitha objekteve që gjenden në parcelat e dhëna në shfrytëzim nga Qeveria.

U aprovua vendimi për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë, nëpërmjet ankandit publik që do të menaxhojë Ministria e Punëve të Brendshme.

U miratua Plani Kombëtar i Radio Frekuencave. Ai ka rëndësi të madhe për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e sigurinë, mirëmbajtjen e rendit publik dhe shërbimet publike emergjente.

U miratua koncept-dokumenti për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor që mundëson shpërndarje të barabartë të burimeve dhe kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Ai është thelbësor për barazinë e drejtësinë gjinore dhe për barazinë e drejtësinë fiskale.

U themelua Komisioni Ekzekutiv për Digjitalizimin më përbërje si më poshtë. I kryesuar nga Kryeministri do shqyrtojë dhe miratojë prioritetet strategjike dhe iniciativat e politikave të reja të Qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, si dhe do të ofrojë drejtim strategjik e sigurojë koordinim ndërinstitucional në projektet me rëndësi të lartë në këtë fushë.

 

  1. Kryeministri, kryesues;

 

  1. Zëvendës kryeministri i parë, zv.kryesues;

 

  1. Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar;

 

  1. Ministrja e Ekonomisë, anëtare;

 

  1. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

 

  1. Lulëzon Jagxhiu, Këshilltar i Kryeministrit për çështjet e Teknologjisë së Informacionit, anëtar.

 

U shtua në Programin Legjislativ për vitin 2022, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Energjisë si nevojë e nxitur nga situatat energjetike në vend.

Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2022.

U miratua nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar e cila do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Marrëveshja e përbashkët parasheh zbarkimin e trupave të FSK-së me ato të Mbretërisë së Bashkuar.

Nga kursimet e deklaruara, u rialokuan 11.7 milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të mbuluar programet, projektet apo obligimet që kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.