Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Slloveni me ish-presidentin e këtij shtetit Borut Pahor. Ky i fundit pritet që të ndërmjetësoj dialogun Kosovë-Serbi që nga shtatori. Meta ka dhënë detaje nga ky takim.
Ai gjithashtu ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, e raportin e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
Megjithatё ai po besoj duhet tё ketё njё opinion tё tij mbi zhvillimet e deritashme tё procesit tё dialogut, tё arriturat, ngecjet, marrёveshjet?!
Meta: Ne nuk hymё nё njё gjykim tё asaj se ҫfarё ёshtё arritur edhe se ҫfarё mund tё ishte arritur mё shumё por unё e njoh shumё mirё ish-presidentin Pahor dhe ai mund tё kishte aplikuar pёr detyra edhe mё tё larta nё arenёn ndёrkombёtare por fakti qё ai ka aplikuar pёr kёtё pozicion tregon qё pёrkushtimi i tij dhe Sllovenisё ndaj zgjidhjes sё kёsaj ҫёshtje si normalizimi i marrёdhёnieve Kosovё-Serbi, ёshtё i sinqertё dhe i vendosur.
Z.Meta, si i keni parё ju aksionet e fundit tё Policisё sё Kosovёs nё veri, mbylljen e bankave atje, ҫёshtjen e dinarit dhe reagimet ndёrkombёtare qё i pasuan Kosovёs pas kёtyre zhvillimeve?
Meta: Ҫёshtjen e Kosovёs e ndjek ҫdo ditё dhe ёshtё nё interesin e tё gjithë neve qё kjo ҫёshtje e sidomos dialogu me Serbinё tё marr njё zgjidhje sa mё tё shpejtё nё interesin e dy vendeve dhe gjithё rajonit. Pa asnjё diskutim qё pёrgjegjёsinё kryesore pёr atё ҫka ёshtё zvarritur deri tani dhe qё duhej tё ishte arritur me kohё e ka Serbia, e ka Beogradi.
Tё mos harrojmё sulmin nё Banjskё. Natyrisht nё kёtё drejtim unё duke e vlerёsuar angazhimin e udhёheqjes sё Kosovёs nё mbrojtje tё sovranitetit tё vendit çmoj shumё tё rёndёsishme qё e gjithё sjellja tё jetё proporcionale dhe tё kenё gjithmonё nё konsideratё arritjen e objektivave tё tyre kryesore dhe padyshim koordinim sa mё tё mirё me faktorin ndёrkombёtarё.
Nё akspektin e zhvillimeve tё brendshme politike nё Kosovё, ditёve tё fundit po diskutohet pёr mundёsinё e shpёrndarjes sё Kuvendit dhe shkuarjen nё zgjedhje tё parakohshme, ndёrkohё qё kjo Qeveri ka edhe pak muaj deri nё pёrfundim tё këtij mandati. Si e komentoni si situatё, a janё tё nevojshme zgjedhjet nё kёtё pikё?
Meta: Qёndrimi im ndaj gjithё udhёheqёsve tё Kosovёs, si atёherё kur ata kanё qenё nё opozitё si kur kanë qenё nё pozitё ka qenё dhe mbetet njё. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё gjithё të unifikohen sa i pёrket dialogut me Serbinё dhe tё pёrkushtohen pёr njё zgjidhje pёrfundimtare pёr kёtё ҫёshtje sepse bёhen zgjedhje tani apo bёhen zgjedhje pak mё vonё, dialogu ёshtё ҫёshtja qё duhet tё zgjidhet dhe nuk mund tё bёhet vetёm nga njё kryeministёr apo nga njё shumicё por i duhet mbёshtetje sa mё e gjerё qё Kosova tё tregojё sa mё shumё unitet dhe tё arrijё rezultatet mё tё mira tё mundshme nё kёtё proces.
Si i keni parё ju qёndrimet e Qeverisё sё Shqipёrisё, konkretisht Kryeministrit Edi Rama karshi Qeverisё sё Kosovёs dhe Kryeministrit Albin Kurti ndёr vite dhe nё kёto procese?
Meta: Ai ka bёrё dhe bёnё shёrbime tё vazhdueshme anti-Kosovё. Pёr kёtё ka shumё fakte e njё prej tyre ёshtё fakti qё nuk ka asnjё njohje ndёrkombёtare si rezultat i angazhimit tё diplomacisё sё Shqipёrisё dhe angazhimit tё zotit Rama pёr shtetin e Kosovёs qё nga viti 2013.
Gjithashtu kemi shumё tё qartё se zoti Rama ёshtё njё nga iniciatorёt kryesor edhe pse inferior pasi superior ka qenё gjithmonё Vuqiçi, i atij procesi qё ndёrroi tri emra nga ‘Mini-shengen’ deri te ‘Ballkani i hapur’ njё proces i cili ishte si kundёrvёnie ndaj procesit tё Berlinit dhe proces i cili synonte tё asgjёsonte praktikisht Kosovёn.
Mos tё harrojmё qё ai (Rama) ishte edhe nxitёs i ҫёshtjes sё ndryshimit tё kufijve me idenё gjoja do arrihej njё zgjidhje e madhe duke e hapur kёshtu ‘Kutinё e Pandorёs’ e cila i shёrbente jo vetёm synimeve tё Serbisё po sidomos tё Rusisё nё njё moment kritik jo vetёm pёr Ballkanin po pёr kontinentin. Po kёshtu ёshtё ai qё e hodhi nё gjyq si kryeministёr i Shqipёrisё, kryeministin e atëhershëm të Kosovёs, Ramush Haradinaj”
Pra po thoni qё qёndrimet e Kryeministrit Rama nё raport me Qeveritё e Kosovёs nuk lidhen me kryeministrin aktual Albin Kurti?
Meta: Jo! Politika e Edi Ramёs nuk ёshtё politikё e Shqipёrisё, ёshtё politikё armiqёsore ndaj interesave tona kombёtare si Shqipёri sepse e ka dёmtuar Shqipёrinё dhe ajo bёhet vetёm nё interes tё qarqeve antishqiptare dhe si shkёmbim Edi Rama merr njё lobim shumё tё shtrenjtё dhe tё majmё tё atyre nё Washington dhe nё Bruksel pё tё mbyllur sytё pёr shkatёrrimin e pluralizmit politik nё Shqipёri.