Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.
Hardinaj e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.
Sipas Haradinajt njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.
“Ai nuk është i sinqertë. E ka gradën më të lartë të mashtruesit. Është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues. Sot Kurti po e shkatërron PDK-në. Po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet, ndaras nga pjesa tjetër e opozitës”.
“Koalicioni me Nismën është ta ndihmojë krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kur e kam këtë formulu, po tre partitë, kanë formulën e qeverisjes pas zgjedhjeve atëherë çdo minut shkojmë në zgjedhje. Por njëri nga ne i ta ndihmojë Kurtin të shkojë në zgjedhje, pa një kontratë mes nesh të ditës së parë pas zgjedhjeve, është një rrezik e mundësi me ia ndihmu Kurtit edhe një mandat. Nëse njëri nga ne e bëjmë një koalicion me Kurtin si të shkojmë në zgjedhje, kur s’është e tërë opozita, atëherë shihet se uniteti ynë pas zgjedhjeve nuk ekziston”, tha ai.
“Nuk është që nuk komunikojmë… Frika ime është që kur të kryhen zjgdhjet ne nuk kemi marrëveshje opozitare, në këtë situatë po ia bëjmë të lehtë Kurtit të ndarë, njëri i ka ndihmu me shku në zgjedhje tjerët jo, po ia bëjmë më të lehtë të bashkëpunojë me njërin nga ne, dyshimet lindin që PDK po ndihmon…”.
Ai ka paralajmëruar një koalicion mes partive opozitare pas zgjedhjeve të ardhshme kurdo që mbahen ato.
Haradinaj ka thënë se tashmë dihet se opozita mund të krijojë shumicën parlamentare edhe nëse VV-ja del e para.
Sipas tij vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje kur dëshiron kryeministri Albin Kurti, derisa ka thënë se partia e tij nuk e përkrah iniciativën e PDK-së, për shpërndarje të Kuvendit.
“Nëse opozita s’ka ra dakord në të kaluarën me shku në një listë, përkundër faktit që brenda parlamentit bashkëpunojmë mirë. Atëherë bashkëpunimi duhet të bëhet pas zgjedhjeve, është e ditur që opozita e Kosovës mund të krijojë shumicë pas zgjedhjeve”, tha Haradinaj.
“Është e nevojshme t’i ndërpritet dje [Kurtit qeverisja], jo sot. Është e nevojshme që me këtë ndërprerje të mos kemi Kurti 3. Institucionet t’i krijojë opozita, veprimet tona me shku në zgjedhje duhet të jenë veprime që kanë përgjigje një ditë pas zgjedhjeve. Mund ta dërgojmë Kurtin në shpi atij kur i konvenon”, tha Haradinaj.
DTV