Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Prizreni, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Në raportin e policisë thuhet se ngjarja e cila është cilësuar si vrasje në tentativë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:26 minuta, ku për shkak të një mosmarrëveshje dy persona janë sulmuar me mjete të forta dhe armë zjarri nga tetë persona të dyshuar.
Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.