DTV Media

Suggestions

  • Opinion
  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV

DTV Media

Lajme

Ratifikohet marrëveshja e Kredisë për “Banimi social adekuat”, PDK e LDK kërkojnë sqarime

by admin
May 23, 2024

Me 80 vota për, është votuar ratifikimi I Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”,.

Për këtë marrëveshje nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Për qëllimin e këtij projekti, foli ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Republika e Kosovës, përkundër që nuk jemi anëtar në Këshillin e Evropës, raporte tashmë kemi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe në kuadër të thellimit të këtij raporti kemi nënshkruar edhe marrëveshjen e fundit, pra që është për financimin e projektit për “Banimin social adekuat”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i sistemit të banimit social në Kosovë dhe ngritja e numrit të njësive të banimit në vend. Marrëveshja përfshin ngritjen e njësive të banimit social, kjo të bëhet duke renovuar njësitë ekzistuese, shndërrimin e ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale, ndërtimin e banesave të reja të banimit social e të tjera”, deklaroi Murati.

Lidhur me këtë marrëveshje, sqarime kërkoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Për mua ka shumë rëndësi ta kuptoj se në bazë të cilave kritere do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në cfarë mënyre do të kooperohet me komunat të cilat do të jenë bartëse qoftë të procesit të ndërtimit në situata të caktuara ose menaxhimit të stokut të këtyre banesave në një të ardhme kur ato ndërtohen, kur krejt këto kritere i përcakton Ligji për Banimin Social”, tha Hoxha.

Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësime për këtë marrëveshje.

“Problemi kryesor me këtë marrëveshje është kohëzgjatja nga momenti që është iniciuar e deri tash…Janë humbë të gjitha afatet kohore për këtë marrëveshje…”, tha deputeti Hoti.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Librun Aliu, tha se nga ky Projektligj do të përfitojnë pesë kategori.

“Siç dihet në vendin tone 75 për qind e ndërtimeve janë pa leje, këto ndërtime janë të papërfunduara dhe kanë nevoje të investohet ne to dhe familjet me asistencë sociale qe kane nevojë t’iu lehtësohet jeta”, u shpreh ai.

Share this
  • Facebook
  • Messenger
  • Twitter
  • Pinterest
  • Linkedin
  • Whatsapp
  • Reddit
  • Email

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

You might be interested in

December 23, 2024

35 vjet LDK – Abdixhiku rikujton trashëgiminë e Rugovës dhe thërret për një Kosovë të re

December 18, 2024

LDK-ja prezantoi 38 gra kandidate për deputete, Abdixhiku: Rruga drejt progresit tonë është shtruar nga gratë

December 7, 2024

Krasniqi: Aktakuza e re ndaj Thaçit ngre shqetësime për fokusin e procedurave gjyqësore

December 6, 2024

Abdullahu: Qeveria Kurti nuk meriton ta udhëheq Kosovën

Gallery

© 2022 DTV të gjitha të drejtat e rezervuara

  • Për DTV
  • Privacy
  • Help
  • Terms
  • Kontakti

në fokus

Hoxhë Fadil Musliu: Shijat që përfaqëson Ikballe Huduti i kanë Hallall edhe shtëpitë e prostitucionit – Ja faktet!

Në emision Kojshia Show në DTV, këtë javë u trajtua

Çmimet e larta në Shqipëri, reagon Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta në Shëngjin

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas

Babai rrëfen bisedën me Sokol Halilin, tregon se ku dëshiroi ai të shkonte për ta vrarë veten

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali

“Lema fëmijën të paguajë sa dush pare, unë i kam thënë jo”, detaje shokuese nga letra e Sokol Halilit

Janë publikuar fjalët e fundit të Sokol Halilit, vrasësit të

  • Home
  • Lajme
  • Globale
  • Zgjedhjet 2025
  • Shëndetësi
  • Magazina
  • Art/Kulturë
  • Kontakti
  • Për DTV